Rama në SHBA, pas Vjosa Osmanit dje, sot takon dhe Kristjan Mickoskin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2024, 13:59
Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë në SHBA, ku po merr pjesë në samitin historik të NATO-s.
Por përveç pamjeve nga fotoja familjare, ku u shfaq me atlete të bardha, Rama nuk ka postuar asgjë tjetër.
Ai është takuar në SHBA vetëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërsa sot, ai është takuar me kreun e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Kristjan Mickoski.
