Protesta kombëtare e opozitës/ Qytetarët nisen nga rrethet me automjete për në Tiranë
Opozita ka thirrur ditën e sotme protestë kombëtare pra kryeministrisë për të protestuar kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit të qeverisë.
Prej disa ditësh strukturat e Partisë Demokratike janë angazhuar në terren duke ftuar qytetarët të bashkohen në tubimin që vjen pas protestës së 20 shkurtit.
Mbështetësit e opozitës në qarqe të ndryshme të vendit kanë lëvizur të organizuar nga struktura, por edhe me organizimet e tyre.
Kështu raportohet se nga degët e PD në Fier, Elbasan, Lushnje, Berat, Durrës, Korçë, Vlorë e Lezhë qytetarët janë nisur drejt Tiranës me mjetet e tyre qindra qytetarë.
Lideri demokrat, Sali Berisha, megjithëse në arrest politik është angazhuar dhe ka ndjekur me detaje organizmin, ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të gjithë qytetarëve, partive opozitare dhe socialistëve.
Opozita kërkon që përmes kësaj proteste të realizojë kërkesat për qeveri teknike, në prag të zgjedhjeve parlamentare, lirimin e Sali Berishës nga masa e arrestit, si dhe një rritje të entuziazmit në rradhët e opozitarëve.

