Përçarja e demokratëve të Bashës/ Kulluri: S'ka një parti demokratike Euroatlantike
Ish-sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD, Edvin Kulluri në një intervistë në Ora News u shpreh se nuk ekziston një parti demokratike euroatlantike.
Kulluri: Në këtë gjëndje që është PD, nuk besoj se mund të jetë tubimi më i madh ndonjëherë që ka bërë në opozitë.
Më i madhi besoj se ka qenë në 2014 në mos gaboj, protesta e parë që është bërë.
Do ketë qenë edhe protesta para 2019, e madhe me një pjesëmarrje mbi 20 mijë protestues.
Por kjo nuk ndryshon asgjë, sado e madhe të jetë protesta, oferta politike e opozitës është një ofertë e çorientuar.
Një opozitë që vazhdon me debate, me përçarje të brendshme pa një projekt politik të qartë.
Nuk ka një parti demokratike euroatlantike, nuk ekziston.
Këtu nuk ka më një parti politike, këtu ka një grupim njerëzish i përcaktuar qartë me 14 maj që është një elektorat dhe një grupim njerëzish që nuk i bashkohen Berishës dhe mbështetësve të tij.
