Balliu: Ka vetëm një formë për të larguar këtë pushtet të errët, sot të bashkuar në 20:00 për fitore!
Pak orë para protestës së opozitës ara kryeministrisë sot, Klevis Balliu shkruan se kjo protestë e opozitës ka një rëndësi jetike për vendin.
Ai shton ka vetëm një formë për të larguar këtë pushtet të errët dhe ajo është bashkimi drejtë vlerave dhe parimeve të demokracisë.
Balliu: Të dashur qytetarë! Sot protesta kombëtare në orën 20:00, një protestë kjo që ka rëndësi jetike. Jo vetëm për politikën apo betejat politike por për çdo qelizë të vendit tonë, për familjet tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Sot protestojmë ndaj të keqes, ndaj korrupsionit, ndaj ligësisë ndaj vjedhjes dhe padrejtësive. Ka vetëm një formë për të larguar këtë pushtet të errët dhe ajo është bashkimi drejtë vlerave dhe parimeve të demokracisë. Sot në ora 20:00 të bashkuar në betejë për fitore!
