PL dhe Ilir Meta thirrje për t'u bashkuar në protestë: Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit!
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u ka bërë thirrje shqiptarëve për një pjesmarrje masive në protestën që organizon sot opozita në Tiranë.
“Shqipëria u përket shqiptarëve! Të gjithë shqiptarët e lirë dhe patriotë sot në shesh kundër Narkoshtetit!
Erdhi fundi i regjimit të Tontomakutëve dhe Dum-Dumanëve! Beteja jonë për 4 milion shqiptarë plus nuk ka kthim pas! Shqipëria u përket shqiptarëve! Shqipëria u përket të rinjve!", shkruan Meta në një postim në facebook.
Pas Metës, një tjetër deklaratë për pjesëmarrje në protestën e sotme të opozitës do të vinte nga selia e PL-së, nga Esmeralda Demiraj, Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim.
Deklarata e Esmeralda Demirajt
Të nderuar qytetare. Dua të bëj një thirrje të veçantë sot për gratë dhe vajzat!
Të nderuara gra dhe vajza.
Le të mblidhemi të gjitha bashkë në shesh në ora 20:00 për të protestuar përpar Kryeministrisë, kundër keqqeverisjes që kemi sot!
Në nuk mund të vazhdojmë të pranojmë çmimet më të larta në rajon dhe pagat me të ulta, pensionet më qesharake dhe mungesë të theksuar sigurie për jetën, dhe të ardhmen në Shqipëri.
Ne nuk mund të lejojmë që fëmijët tanë të braktisin vendin, si për studime ashtu edhe për punësim.
Më lejoni të ju rikujtoj të nderuara gra dhe vajza, edhe shumë arsye të tjera për të cilat të gjithë ne duhet të protestojmë:
✅Mega skandali i fundit në shëndetësi, që përveçse tregoi skemën e vërtetë dhe reale të sistemit të shëndetësisë, na mbushi me dhimbje dhe frikë për të ardhmen e pasigurt që na pret ketu.
✅Megavjedhja me skemën e inceneratorëve që tashmë të gjithë jemi në dijeni, megavjedhja e pastrim të parave të pista, nga zyrtarët e lartë dhe shkatërrimi i ekonomisë nga monopolet etj.
✅Shkatërrimi i bizneseve të ndershme , taksimi i lartë i tyre dhe mungesa e theskuar e forcës punëtore nga largimi masiv i shqiptarëve.
✅Korrupsioni i jashtëzakonshëm në çdo institucion shtetëror e më gjerë.
✅Një sistem arsimor tashmë i shkatërruar dhe i degaduar duke sjellë kështu largimin masiv të studentëve, pasi besimi është vrarë prej kohësh.
✅Emërimi jomeritokratik i njerëzve të inkriminuar dhe të korruptuar në krye të institucioneve më të rëndësishme të vendit.
✅Vrajsa e demokracisë dhe e shtetit të së drejtës si dhe kapja e sistemit të drejtësisë.
✅Nismat kundë familjes tradicionale dhe tentativa ligjore për ta shkatërruar atë.
✅Presionet e vazhdueshme ndaj qytetarëve me cdo mekanizëm të ndryshëm që kja qeveri ka në dorë, me qëllim detyrimin e tyre të qëndrojnë sa më larg përfshirjes dhe angazhimit në politikë.
✅Mungesa e mbrotjes e grave të dhunuara dhe mungesa e strategjive relae për t'i mbështetur ato.
✅Ekonomia e dobët dhe e paqëndrusheme, që ka çuar familjet shqiptare sot, në varfëri ekstreme.
Këto dhe shumë e shumë arsye të tjera më shtyjnë mua të Protestoj.
Prandaj Eja dhe Ti, mos ki frikë e ardhmja i përket guximtarëve!



