Kreu i PD Vlorë, Atird Hoxha: E gjithë Shqipëria është sot në protestë

Kreu i PD-së së Vlorës, Atird Hoxha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në protestë ditën e sotme.

Deklarata Atird Hoxhës:

Të nderuar qytetarë vlonjatë! E gjithë Shqipëria është sot në protestë. Sot në protestë janë të gjitha shtresat e shoqërisë që kjo qeveri i ka dhunuar duke ju mohuar dhe nëpërkëmbur të drejtat.

Sot në protestë janë studentët, artistët, intelektualët, fermerët, biznesi i vogël dhe imadh. Për këdo është e qartë se çdo shqiptar është sot në opozitë me këtë qeveri.

Shqipëria dhe shqiptarët janë te zhytur në një krizë të gjithanshme, papunësia që rritet, çmimet, faturat e papërballueshme që shtohen, pandjeshmëria, braktisja dhe arroganca e qeverisë që thellohet çdo ditë.

Dhuna, shpërfillja, poshtërimi dhe shkelja me dy këmbë e ligjit dhe e drejtësisë, e themeleve të shtetit nga Edi Rama i cili nuk reflekton asnjë përgjegjësi, sepse eshte i zhytur në babëzinë e pushtetit.

Kriza e besimit dhe eksodi masiv më i larti pas rënies së komunizmit. Të gjitha këto, na detyrojnë të dalim në protestë, pasi koha nuk pret më.

Qytetarët janë të zhgënjyer por pavarësisht problemeve të tyre dhe ekonomisë gjithnjë e më shumë në rënie, Rama nuk ndalen.

Nuk pret më koha, sepse e keqja nuk ka ndërmend të ndalet. Kur varfëria thellohet dhe mjerimi arrin në nivelet më të larta, Edi Rama është zhytur në luks.

Rritja e çmimit të energjisë, rritja e taksave, rritja e abuzimeve, rritja e kostove te jetesës, e bëjnë të pamundur jetesën. Qindra mijëra familje janë sot në kufijtë e mbijetesës dhe mjerimit.

Kur ekonomia është në kolaps, çdo ditë Rama nënshkruan kontrata e koncesione, tendera dhe shërbime për miqtë e klientët e tij. 

“Mjerim, varfëri dhe papunësi kudo për qytetarët, por nje grup i vogël pranë Edi Rames, po mbushin xhepat e trastat me paratë e taksapaguesve.

Kudo ku ka një zyrë të qeverisjes, ka vjedhje, përvetësim, makutëri për pasurim të shpejtë. Rruga e protestës është rruga për të mbrojtur të drejtat, rruga për të mbrojtur veten përball abuzimit të këtij pushtetit. 

 

Ndaj ju bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve, simpatizant dhe çdo qytetari për tu bashkuar së bashku protestës sot në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Partia Demokratike ka lindur nga përballja dhe do të përballet për të çliruar Shqipërinë.