Maliqi i bën thirrje Bashës: Nëse je kundër Ramës, hajde sot në protestë para kryeministrisë!
Lefter Maliqi nga Partia e Lirisë i bën një thirrje publike Lulzim Bashës që sot të tregojë veten e tij nëse është në kundërshti me regjimin e Ramës.
Ai shton se nëse Basha është kundër Ramës, sot duhet të bashkohet me mijëra qytetarë e opozitarë në orën 20:00 para kryeministrisë.
Maliqi: Thirrje e sinqertë Z. Lulëzim Basha: Çdo njeri gabon në politikë dhe në jetë. Sot duhet të tregosh veten që je kundra “Regjimit të Ramës” apo oksigjeni i tij. Nëse je kundra tij, bashkohu sot me Qindra-Mijëra demokratë opozitarë e qytetarë në orën 20:00 përpara Kryeministrisë së krimit dhe skandaleve! Tregohu burrë për detyrimet që i ke demokratëve dhe shqiptarëve!
Bashkohu me uraganin madhështor popullor i cili do të sjell ndryshimin, rotacionin politik dhe të ardhmen e sigurt të vendit në BE. Mbrëmja e sotme me “uraganin popullor” do të jetë dita më e rëndësishme në kalendarin e historisë, si dita e qëndresës dhe bashkimit të madh.
Tregoje veten se je Evropian dhe jep kontributin tënd në këtë bashkim historik kundra “Narkoshtetit”, kundra instalimit të diktaturës, kundra varfërisë, pasigurisë, skandaleve dhe shpopullimit dhe pro zgjedhjeve të lira me Qeveri Teknike! Mos rri, po duku!
