''Kryehalli i shqiptarëve është Rama dhe qeveria e tij'', Salianji: Protesta e sotme pritet të jetë shumë e madhe

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një intervistë Ora News pak ora para fillimit të protestës të thirrur nga opozita u shpreh se halli kryesor i shqiptarëve është Rama dhe qeveria e tij dhe se me këtë protestë kërkohet qeveri teknike.

Salianji: Protestat janë instrument i luftës politike dhe padiskutim që çdo nisje e një aksioni sidomos protestat nisin për ta arritur qëllimin.

Besoj se qëllimi është i arritshëm.

Nëse ka masivitet, nëse ka pjesëmarrje dhe nëse ka intensitet në vazhdimësi të reagimit qytetar padiskutim që të gjitha objektivat e vendosura për protestën do të realizohen.

Nga të dhënat që ne marrim nga degët e PD, protesta e sotme është nga masiviteti pritet të jetë shumë e madhe sesa protesta e 18 shkurtit e cila ishte një ndër protestat më të mëdha të opozitës.

Halli kryesor i qytetarëve është Edi Rama dhe qeveria, pra kërkojnë që të largohet qeveria dhe Edi Rama.

Ky është kryehalli i shqiptarëve që prodhon pastaj të gjithë hallet e tjera që kanë qoftë në Shëndetësi e cila është katastrofë në çdo nivel.

Kanë shqetësim arsmimin që Shqipëria është e fundit, kanë shqetësim rritjen e kostove të jetesës.

A është e drejtë që të izolohet pa akuzë lideri i opozitës?

Kjo protestë një nga arsyet themelore është edhe për të krijuar një sistem të së drejtës në këtë vend, për të krijuar një qeveri teknike por edhe për të bërë thirrje për drejtësi për Berishën.