PROTESTA/ Bardhi takime në Laprakë: Të gjithë bashkë, në protestë përpara Kryeministrisë

Partia Demokratike vazhdoi thirrjet për pjesëmarrje masive në protestën e sotme në orën 20:00 përpara kryeministrisë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi fton të gjithë shqiptarët t’i bashkohen protestës.

“Banorët e Laprakës kanë qindra arsye për të protestuar sot. Të gjithë bashkë, në orën 20:00, përpara Kryeministrisë. Refuzojmë padrejtësitë dhe abuzimin me pushtetin.

11 vjet janë mjaftueshëm për të kuptuar nëse një qeveri punon për veten apo për qytetarët. Tashmë është e provuar se qeveria e Edi Ramës po pasuron veten dhe po varfëron shqiptarët!”, shkruan Bardhi.