“Çdokush e ndjen arrogancën e pushtetit”/ Ndoka: Protesta e sotme, më e madhja e këtyre 30 viteve. Do jetë njësi matëse për të gjithë faktorët politikë
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se protesta e sotmes e thirrur nga opozita është jo vetëm një testim për forcën e saj, por edhe provë për vetë mazhorancën.
Çdokush e ndjen arrogancën e këtij pushteti, theksoi Ndoka, dhe për këtë arsye çdokush është i thirrur të protestojë kundër kësaj qeverie të zhytur në krim dhe korrupsion.
“Unë shikoj një ndëshkim ndryshe qoftë nga drejtësia, por edhe nga opinionistët në studiot e ndryshme që përballet me këtë arrogancë të këtij pushteti.
Ndaj sot do të kemi një protestë të përmasave më të mëdha që kemi parë në këto 30 vite.
Ne kemi një kryeministër sot të frikësuar, pasi e ndjen se qytetarët nuk do të ndalen deri në rrëzimin e tij.
Nga ana tjetër, kemi pasur gjatë kësaj kohe një opozitë të brishtë dhe të fragmentizuar por që tashmë nuk ka më dilema në grupimin e saj, pasi problemi i vulës dhe i kujt do të jetë Partia Demokratike.
Pasi deri tani problemi kryesor i opozitës kishte vetëm një emër, Lulzim Basha, i cili shkoi deri në shitjen e opozitës, duke cenuar rëndë opozitën si në aspektin ligjor por edhe në atë moral.
Ndaj kjo protestë është njësi matëse edhe për faktorin opozitar në vend. Por protesta është njësi matëse edhe për faktorin ndërkombëtar, lidhur me atë që opozita po organizon”, u shpreh ndër të tjera Nard Ndoka.


