Erdogan paralajmëron protestuesit: Lini parkun, mu sos durimi
Protestat në Turqi duket se po arrijnë drejt fundit të tyre. Demostruesit në parkun Gezi nga të cilët u përhapën protestat në të gjithë vendin janë tërhequr tashmë në sheshin Tahrir, ndërsa Gezi është duke u pastruar pasi Kryeministri turk vazhdon te ketë në plan ngritjen e një qëndre tregtare."Askush nuk mund të pushtojë parkun. Prandaj ne kemi qenë të durueshëm deri tani por durimi ynë po mbaron. Ky është paralajmërimi im përfundimtar. U bëj thirrje nënave dhe baballarëve, ju lutem bëni diçka me fëmijët tuaj, "tha kryeministri Rexhep Tajip Erdogan.Ultimatumi i Erdogan erdhi gjatë takimit të partisë së tij në Ankara. Ndërkohë që Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit turk më herët propozoi mbajtjen e një referendumi për planet rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.Zëdhënësi i partisë Huseyin Celik tha se qeveria shpreson se kjo ofertë e "vullnetit të mirë" për mbajtjen e referendumit në Stamboll do t'i bind demonstruesit që të largohen nga parku dhe Sheshi Taksim."Qeveria turke nuk do të pranojë vazhdimin e protestave deri në pafundësi", tha ai.Ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse oferta për referendum do t'i jap fund protestave.Dy javët e fundit në Turqi kanë plasur përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë. Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga për një rol të shtuar autoritar, që po imponon vlerat konservative të Islamit.