Çeki, arrestohen disa zyrtarë
Policia çeke ka arrestuar drejtorin e zyrës së kryeministrit të Çekisë Petr Necas dhe disa persona të tjerë gjatë bastisjeve të kryera të mërkurën vonë, njoftojnë mediat në Pragë.Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar se njësia e krimit të organizuar ka qenë e përfshirë në një operacion basisjesh, por refuzoi që të jep më shumë detaje.“Ajo që mund t’ju them është se plani është zbatuar, dhe që nuk mund të ju jap informacione shtesë”, zëdhënësi Pavel Hantak tha për Reuters.Kabineti i Necas është lavdëruar disa herë që u ka lënë duart e lira prokurorëve të hetojnë korrupsionin.Megjithatë ai ka qenë pre e disa skandaleve, që kur ka marrë timonin e drejtimit të qeverisë në vitin 2010.Në mesin e të arrestuarve është drejtoresha e zyrës së kryeministrit Jana Nagyova, e cila është bashkëpunëtore e ngushtë e Necas prej kohësh, thonë televizionet lokale.