Po shkëlqen te francezët e Lilës, Edon Zhegrova drejt gjigantëve të Serisë A
Edon Zhegrova po kalon një moment fantastik te skuadra e Lilës në elitën e futbollit francez, duke u shndërruar në një nga futbollistët më rë rëndësishëm të kësaj skuadre.
Ndërkohë së fundmi, nga mediat italiane bëhet me dije se skuadra e Juventusit ka shprehur interesim për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës.
Zhegrova me fanellën e skuadrës franceze në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar 11 gola dhe ka kontribuar me nëntë asistime.
Vlera e futbollistit të Kosovës në treg aktualish vlerësohet 15 milionë euro.
25-vjeçari me skuadrën e Lilës ka kontratë deri në verën e vitit 2026.
Me Kosovën, Zhegrova ka 36 paraqitje.
Ka shënuar katër gola dhe ka edhe tri asistime me fanellën e “Dardanëve”.
Transferimi te Juventusi do të ishte një hap i madh në karrierën e Zhegrovës.
