VIDEO/ Milani fiton lehtësisht kundër Lecces, kuqezinjtë ruajnë të qetë vendin e dytë
Milani fiton 3-0 takimin përballë Leçes, ndeshje e luajtur për javën e 31-të të Seria A.
Një fitore tepër e rëndësishme për kuqezinjtë në “San Siro”, teksa qëndrojnë të qetë në vendin e dytë të renditjes, duke siguruar në një farë mënyre edhe vendin e tyre në Champions vitin e ardhshëm.
Gjithçka u hap në minutën e 6-të, ku Pulisiç me një goditje potente në kufijtë e zonës i dhuroi avantazhin Milanit, një avantazh që do ta dyfishonte Zhiru, kur pas ekzekutimit të një goditje këndi goditi me kokë dhe shënoi edhe të dytin.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, sulmuesi i Leçes, Krstoviç del nga fusha e lojës me karton të kuq.
Në pjesën e dytë do të ishte Leao që do të shënonte sërish për Milanin, duke vulosur rezultatin final 3-0.
Milani ndeshjen e radhës në Seria A do ta ketë kundër Sasuolos, së Nedim Bajramit dhe Marash Kumbullës, kurse Leçja e Ylber Ramadanit, do të ndeshet me Empolin.
Golat:
https://streamin.one/v/ff2f667f
https://streamin.one/v/2d13cbf4
https://streamin.one/v/ff2f667f
