FOTO+VIDEO/ Finalja e Kupës së Mbretit, 'luftë' në rrugët e Sevillas. Në Mallorca bëjnë murale për Muriqin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 19:37
Mallorca dhe Athletic Bilbao luajnë sot në finalen e Kupës së Mbretit.
Në Sevilla gjithçka në fushë fillon në orën 22:00, teksa huliganët kanë nisur përleshjet në rrugët e qytetit.
Mediet spanjolle bëjnë me dije se ultras nga dy ekipet, si edhe të tjerë të ardhur enkas për të prishur atmosferën janë përleshur në rrugët e Sevillas.
Nuk bëhet me dije për të lënduar rëndë, por kjo nuk është hera e parë që ndeshje të rëndësishme shfrytëzohen nga huliganët për të prishur rendin publik dhe shkatërruar qytetet.
Ndërkohë në Mallorca tifozët kanë bërë edhe një murale për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

???????? Pelea entre Ultras del Athletic Bilbao y Mallorca en la previa de la final de la Copa Del Rey pic.twitter.com/DgFVsEK2PD
— ???????? BARRAS DEL MUNDO ⚽???? (@Barras_LATAM) April 6, 2024
