Plot 700 ndeshje, Thomas Muller futet në historinë e Bayernit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 19:24
Thomas Muller me aktivizimin ne ndeshjen e sotme ndaj Heideheim u bë lojtari i dytë me më së shumti paraqitje për skuadrën e Bayern Mynihut, në historinë e klubit bavarez.
Ai ka luajtur sot ndeshjen numër 700.
Vendin e parë me më shumë paraqitje e mban ish-portieri, Sep Maier, me 709 ndeshje të zhvilluara.
Një shifër kjo që me shumë gjasa do të kalohet nga Muller në ndeshjet në vijim.
Muller është pjesë e skuadrës gjermane prej vitit 2000, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
34-vjeçari këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka regjistruar nëntë asistime.

