VIDEO/ Supergol në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi shënon golin e shtatë sezonal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 22:04
Sulmuesi i kombëtares, Taulant Seferi gjeti rrugën e rrjetës në Emiratet e Bashkuara Arabe me fanellën Bani Yas.
27-vjeçari shënoi në minutën e 53 të ndeshjes që Bani Yas po luan ndaj Al Wahda duke shkurtuar diferencën në 2-1.
Realizimi i Seferit ishte mjaft i bukur me sulmuesin që shënoi me të djathtën nga një kënd shumë i vështirë.
Për ish-lojtarin e Tiranës ky ishte goli numër shtatë i këtij sezoni me skuadrën e Bani Yas, teksa lojtari shqiptar ka regjistruar edhe një asist.
Goli:
https://streamin.one/v/5c1c4428
