Trajneri i Fulham merr vendimin për Brojën para ndeshjes ndaj Newcastle

Fulhami do të luajë pas pak përballë Newcastle, në takimin e vlefshëm për llogari të javës së 32-të në Premier League.

Pas tri ndeshjeve radhazi në tribunë, trajneri Marco Silva ka vendosur që në sfidën e kësaj së shtune të grumbullojë sulmuesin kuqezi Armando Broja.

22-vjeçari është impenjuar në katër ndeshje me Fulham, ku numëron një asist.

Armando Broja kërkon që të arrijë në Europianin e verës në formë.

Vendimtar do jetë fundi i sezonit, ku atij do i duhet të tregojë potencialin e tij.