Bundesliga/ Bayern mundet sërish, Leverkusen vazhdon me fitoret i qetë drejt titullit kampion
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 17:53
Janë mbyllur 5 ndeshjet e para të Bundësligës për ditën e shtunë.
Java e 28-të prodhoi tepër emocione dhe spektakël ku më shumë në sy bie humbja e Bajernit përballë Heidenheimit me shifrat 3-2.
Një tjetër rezultat negativ për të besuarit e Tomas Tuhel, që sa vazhdojnë të zhgënjejnë fansat e tyre.
Bajer Leverkusen i shtojnë edhe një fitore tjetër koleksionit të tyre për këtë sezon, teksa mundën minimalisht 1-0 Unionin e Berlinit, duke iu shkëputur me 16 pikë bavarezëve.
Fitore të rëndësishme për luftën për mbijetesë mori edhe Minc, i cili mundi Darmshtad me shifrat e thella 4-0.
Laipcig fiton me Fraiburgurn, me rezultatin 4-1 duke vazhduar të luftojë për një vend në Champions, kurse Këln mund Bohumin 2-1.
