Arsenal nuk gabon në transfertë, mposht Brighton dhe ngjitet në krye të Premier League

Arsenal nuk fal në transfertë me “topçinjtë” që mposhtën Brighton me rezultatin e pastër, 0-3.

Të besuarit e trajnerit Mikel Arteta, hapën llogaritë e ndeshjes në minutën e 33 me anë të Saka që shfrytëzoi një 11-metërsh të fituar nga ana e Gabriel Jesus.

Në fraksionin e dytë, londinezët gjetën golin e sigurisë në minutën e 62 me Kai Havertz i cili tregoi “instiktin vrasës” në zonën kundërshtare.

Në fund, pati vend edhe për një gol nga ana e Trossard për të vulosur fitoren me shifrat 0-3.

Pas kësaj ndeshje, Arsenal ngjitet në vendin e parë me 71 pikë, ndërsa Brighton mbetet në vendin e 10 me 43 pikë.