VIDEO/ Mjafton një gol, Roma fiton derbin me Lazion dhe i afrohet zonës Champions

Roma fitoi pasditen e së shtunës përballjen me Lacion, me shifrat minimale 1-0.

Ndeshja derbi e kryeqytetit italian ishte e vlefshme për javën e 31-të, të Seria A.

Ishte mbrojtësi i Romës, Pelegrini ai që u bë heroi i takimit teka shënoi golin e vetëm, në minutën e 42-të së deshjes, duke i dhuruar fitoren ekipit verdhekuq që vazhdon luftën për zonën Champions.

Me këtë rezultat tani Roma pozicionohet në vendin e 5-të me 55 pikë, 2 më pak se Bolonja e vendit të 4-t, ndërsa Lacio vazhdon në vendin e 7-të, ku mund të parakalohet përsëri nga ekipet që ndodhen poshtë saj po me ndeshje me pak.

Goli:

https://streamin.one/v/6a2f75a1