VIDEO/ Odise Roshi shkëlqen në Turqi, gol dhe asist
Odise Roshi po tregohet vendimtar me lojën e tij për skuadrën e Sakariaspor në kategorinë e dytë turke.
Klubi i mesfushorit ofensiv shqiptar luan për ngjitjen në elitën e futbollit turk në këto javë dhe futbollisti i Kombëtares, po e ndihmon në mënyrën më të mirë që të arrijë pritshmërinë.
Në ndeshjen e sotme mes Sakariaspor dhe Boluspor, mesfushori kuqezi ka qenë protagonisti të dy golave që skuadra e tij shënoi ne pjesën e parë të takimit.
Fillimisht ishte pasimi i tij ai i cili solli golin e Del Vaje që në minutën e 3-të të ndeshjes.
Më pas, vetë futbollisti shqiptar dhuroi një nga shpërthimet e tij të zakonshme në krahun e djathtë në një kundërsulm, duke përshkuar gjysmën e fushës për të shënuar më pas në portën kundërshtare.
Ky ishte goli i pestë i këtij sezoni për Roshin, i cili ka dhënë edhe 3 asiste.
Sakariaspor është aktualisht në vendin e tretë në renditjen e kampionatit, që siguron pjesëmarrjen në play-off për ngjitjen në Superligën turke.
Video:
https://streamin.one/v/6da72c03
https://streamin.one/v/81f43b99
