Fulhami dështon në shtëpi, Broja aktivizohet disa minuta në fundin e ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 18:52
Armando Broja u rikthye të merrte minuta me Fulhamin, që u mposht 0-1 nga Newcastle.
Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin e kombëtares shqiptare vetëm në minutën e 85-të.
Pikërisht katër minuta pasi Bruno Guimaraes shënoi golin e fitores për bardhezinjtë e Eddie Howes.
Ndërkohë që VAR-i anuloi golin e Fabian Schar 15 minuta përpara fundit.
Në takimet e tjera ra në sy barazimi spektakolar 3-3 në Aston Villa-Brentford.
Lutoni triumfoi 2-1 me përmbysje kundër Bournemouthit.
Tri pikë edhe për Evertonin falë suksesit minimal ndaj Burnleyt.
Festoi edhe West Hami. Skuadra e David Moyes siguroi tri pikë të rëndësishme në fushën e Wolvesit, kundërshtar të cilin e mposhti 1-2.
