Suksesi i dytë radhazi me “poker”, City presion Liverpoolit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 15:52
Manchester City triumfoi 2-4 përballë Crystal Palace, duke siguruar suksesin e dytë radhazi me “poker” në Premier League.
Kevin De Bruynë shkëlqeu me dy gola dhe një asist, teksa shënuan edhe Erling Haaland dhe 19-vjeçari Rico Lewis.
Vendasit shënuan golin e parë dhe të fundit të takimit.
Jean-Philippe Mateta zhbllokoi takimin në minutën e tretë.
Ndërkohë që francezi Odsonne Edouard i ardhur nga pankina, shënoi të dytin për Crystalin 4 minuta përpara fundit.
City ka barazuar përkohësisht Liverpoolin në krye të renditjes së kampionati me 70 pikë, por skuadra e Jurgen Klopp ka luajtur një ndeshje më pak.
