Fulham-Newcastle, trajneri Marco Silva merr vendimin për Armando Brojën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2024, 15:31
Fulham do të luajë këtë të shtunë përballë Newcastle, në takimin e vlefshëm për llogari të javës së 32-të në Premier League.
Pas tri ndeshjeve radhazi në tribunë, trajneri Marco Silva ka vendosur që në sfidën e kësaj së shtune të grumbullojë sulmuesin kuqezi Armando Broja.
22-vjeçari do ta nisë takimin nga stoli, i gatshëm për të marrë minuta gjatë ndeshjes.