VIDEO/ Garë e ngushtë në pistën e Japonisë, Verstapen trimfon në sfidën e Formula 1
Garë shumë e ngushtë në pistën e Japonisë në sfidën e Formula 1.
Red Bull arriti të kapë dy vendet e para, ndërsa Max Verstapen ka mundur të kryesojë të gjithë garën, edhe pse me një rezultat tejet të ngushtë.
Tre herë Kampioni i Botës e përfundoi misionin me një minutë, 28 sekonda dhe 197 të mijtat.
Sergio Perz preku finishin me vetëm 66 të mijta, pas tij duke bërë që garën finale ta nisin të dy nga rreshti i parë.
Pas tyre qëndron Lando Norris me McLaren-Mercedes që përfundoi garën me me 0.292 sekonda më shumë më pas ndërsa Në krahun e tij është Carlos Sainz me Ferrarin.
Nga rreshti i tretë nisin Fernando Alonso me Aston Martin dhe Oscar Piastri që drejton me McLaren-in.
Përtej demonstrimit të njëfishtë të epërsisë së Red Bulls testet zyrtare në Suzuka i dhanë pak kënaqësi Ferrarit.
“Sot kam qenë shumë afër Max, ka qenë e ndërlikuar veçanërisht duke mbyllur xhiron. Ne kemi qenë shumë afër gjatë gjithë fundjavës dhe në ato kufij të vegjël çdo gjë mund të bëjë ndryshimin. Ritmi ynë i gjatë i grupeve nuk ka qenë shumë i fortë këtë mëngjes, por kemi punuar për të”, tha Sanz.
I emocionuar nga reyultati Sergio Perey thekson edhe pistën e vështirë.
“Ka qenë emocionuese, sepse këtu nuk ka shumë mundësi, por ne kemi një makinë të mirë. Fundjavën e kaluar kemi pasur një garë të mirë, McLaren është gjithmonë konkurrues në Suzuka. Qëllimi është podiumi”, tha ai.


