VIDEO/ Nedim Bajrami shkëlqen,gol dhe asist ndaj Salernitanës
Mesfushori i Kombëtares shqiptare Nedim Bajrami ka bërë paraqitje mbresëlënëse në ndeshjen ndaj Salernitanas.
Përballja përfundoi në barazim dy me dy, ndërsa Bajrami dha kontributin kryesor duke dhënë asist në golin e parë dhe duke shënuar vetë të dytin.
Laurienté ishte i pari që shënoi në minutën e 37 pas topit të dhënë në mënyrë të shkëlqyer nga mesfushori shqiptar.
Ndërsa vetëm 7 minuta më vonë bajrami përfiton nga situate mes Costil dhe Pirolës duke dyfishuar.
Pjesa e parë përfundon me rezultatin dy me zero për Sassuolon.
Vendasit përfituan nga penalltia duke shënuar golin e parë me Candreva në minutën e 52-të, ndërsa arritën të barazojnë me Maggiore në minutën e parë shtesë.
Pika e marrë në ndeshje konsiderohet e rëndësishme për ekipin e Bajramit që ndodhet në vendin e parafundit dhe në luftë për mbijetesë kur ka vetëm 25 pikë.
Tashmë do të jetë në përballjen me Milan që e vë edhe më në shumë në vështirësi e më tej me Leccen.
Kur kanë mbetur vetëm 8 ndeshje nga përfundimi i kampionatit zona e rrezikut për të rënë nga kategoria zhvendoset deri në vendin e 13 ku Lecce mban 29 pikë, ndërsa në vendin e 14 udine me 14 me 28 pikë.


