Gjykata e Hagës s'mund të përfundojë gjykimet deri në 2014-ën

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dhe ajo për krime lufte në Ruandë, nuk do të mund të përfundojnë gjykimet aktuale deri në fund të vitit 2014, thonë krerët e dy gjykatave.Gjykatësi Theodor Meron i ka thënë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se tre gjykime dhe tre apele pritet të zgjasin përtej 2014, përfshirë këtu edhe gjykimin kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiç, i cili pritet të përfundoj diku nga mesi i vitit 2016.Ndërsa Gjykatësi Vagn Joensen, i cili kryeson Gjykatën për Krime Lufte në Ruandë, tha se gjykata pritet t’i mbaroj 5 nga 6 apele deri në vitin 2014, ndërsa të fundit deri në korrik të 2015.Këshilli i Sigurimit ka miratuar një rezolutë në dhjetor të vitit 2010 ku i ka kërkuar Gjykatave që të mbarojnë proceset gjyqësore deri më 31 dhjetor 2014, dhe të bëhen gati për një tranzicion drejt themelimit të një gjykate të re e cila do të kompletoj të gjitha gjykimet dhe apelet e të dy gjykatave.Gjykata e përbashkët, do të njihet si Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Gjykatat Penale, dhe zyrtarisht pritet të nis punën më 1 korrik, por paraprakisht ai do të funksionoj paralelisht me gjykatat për ish-Jugosllavinë në Hagë, dhe atë Ruandës që gjendet në Tanzani.