Skandali seksual trondit ushtrinë australiane

Ushtria australiane është përfshirë nga një skandal i ri seksual , ku 17 ushtarak, përfshirë oficerë të lartë, janë nën hetime për emaile dhe fotografi të femrave nudo.Shefi i ushtrisë, Lejtnant-Gjeneral David Morrison tha se ishte i tmerruar nga zbulimin, i cili u bë nga një raport i qeverisë vitin e shkuar ku shfaqen më shumë se 1,000 akuza të abuzimit seksual ose abuzimeve tjera të forcave të armatosura që nga viti 1950 e deri në ditët e sotme.Skandali i parë ishte regjistruar në vitin 2011, ku përmes Skype, një ushtarë xhiron veten duke kryer marrëdhënie sekusale , ndërsa njëkohësisht e gjitha kjo u transmetua për ushtarët e tjerë që ishin në një dhomë tjetër, dhe kjo pa dijeninë e vajzës.“Do të them se raporti i qeverisë është shumë më i keq se çështja Skype”, tha Morrison në një konferencë për mediat.Sipas gjeneralit australian, akuzat përfshijnë edhe prodhimin dhe shpërndarjen e materialit “jashtëzakonisht të papërshtatshëm” në sistemin kompjuterik të mbrojtjes dhe të internetit publik në tre vitet e fundit. Edhe konsumimi i drogës është i përfshirë në këtë raport.Tre persona janë pezulluar deri më tani, dhe mund të përballen me drejtësinë civile. Pesë të tjerë mund të pezullohen, dhe nëntë ushtarakë janë nën hetime.Edhe 90 perosna të tjera nga personeli i Ministrisë së Mbrojtjës së Australisë janë të përfshirë në këtë zinxhirë emailesh, tha Morrison për të shtuar se rangu ushtarak më i lartë në këtë mes është ai i lejtnant-kolonelit, major, kapiten e të tjerë.