Qeveria turke: Referendum për projektin e parkut
Qeveria turke ka deklaruar se mund të shqyrtojë idenë e organizimit të një referendumi lidhur me të ardhmen e parkut publik.Planet për ngritjen e një kompleksi komercial në këtë park u bënë shkak për protestat masive që kanë mbërthyer vendin. Por zëdhënësi qeveritar u shpreh se për të shqyrtuar këtë alternativë, duhet të ndalen së pari protestat.Disa prej protestuesve u shprehën skeptikë mbi ofertën për referendum. Siç raportuan mediat ndërkombëtare, drejtuesit e protestës anulluan takimin me kryeministrin turk, Rexhep Taip Erdogan, si kundërpërgjigje për forcën e ushtruar mbrëmjen e së martës, në sheshin Taksim në Stamboll.Sheshi Taksim është nën kontrollin policor dhe Parku Gezi, ende i zaptuar nga protestuesit, është rrethuar nga policia.Planet e qeverisë për një kompleks komercial në parkun Gezi ishin shkaku i shpërtimit të protestave që gradualisht u shndërruan në qëndresën më të madhe anti-qeveritare në disa dekada me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Recep Taip Erdogan.