Humbja me Partizanin djeg, Tirana shkarkon Julian Ahmatajn

Humbja në derbin me Partizani(2-1) nuk është falur te Tirana. Bardheblutë kanë shkarkuar trajnerin Julian Ahmataj.

Klubi 26 herë kampion ka larguar Ahmatajn nga roli i trajnerit, por me shumë mundësi do t’i besojë atij postin e drejtorit teknik.

 44-vjeçari, i ulur në pankinë me 5 tetor të vitit të kaluar, numëron 19 ndeshje në krye të skuadrës, me ekipin që ka marrë mesatarisht 1.42 pikë për ndeshje.

Për Ahmataj ishte hera e dytë që udhëheq skuadrën e parë, ndërkohë që më herët ka qenë “timonier” i ekipit zinxhir.

Pas 24 javësh kampionat, Tirana e sheh veten në vendin e katërt me 34 pikë, shumë larg pritshmërive.

Situata nuk është aspak e mirë në kryeqytet, me tifozët që shpresojnë se ndryshimet do të japin efekt.

Erjon Xhafa dhe Erblim Fagu jane kandidatet për postin e trajnerit te ri, me zyrtarizimin që nuk ka ardhur ende.