VIDEO/ United në super formë, merr fitoren e katërt radhazi në Premier League

Manchester United mori fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-1 Luton.

Tre golat e ndeshjes u shënuan brenda 14 minutash lojë, me miqtë që shfrytëzuan pasigurinë e vendësve që në start për marrë një fitore me shumë vlerë.

“Djajtë e Kuq” zhbllokuan rezultatin me Rasmus Hojlund. Futbollisti danez gjeti golin e dytë personal në minutën e shtatë, i shërbyer nga Garnacho.

Luton gjithsesi u fut në lojë me Morris në të 14-tën, por që nuk do të ndryshonte asgjë deri në fund. Manchester United ngjitet në vendin e 6-të me 44 pikë, 5 pikë larg Aston Villas.