Roma triumfon ndaj Frosinones në transfertë, por De Rossi është i pakënaqur: Pjesë e parë e shëmtuar, s'më pëlqeu loja e Lukakut

Roma fitoi 0-3 ndaj Frosinones, në përballjen e Serie A, të mbajtur këtë pasdite.  Vendsasit ushtruan presion në minutat e para, por s’mundën dot të dërgojnë topin pas shpinës së portierit Svilar.

Një eurogol i Huijsen elektrizoi stadiumin "Stadio Benito Stirpe" (Frosinone), me skuadrën e De Rossit që shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.

Në pjesën e dytë, Roma vendos në kasafortë 3 pikët me golat e Azmoun dhe Paredes. Lukaku me shokë afrohen ndjeshëm drejt vendeve të para, teksa aktualisht kryeqytetasit pozicionohen në vendin e gjashtë.

Pas ndeshjes trajneri i Romës, Daniele De Rossi doli në konferencë pas fitores 0-3 ndaj Frosinones.

“Të fitosh një ndeshje që filloi me ato 45 minuta është shumë e rëndësishme. Roma ka dy portierë të jashtëzakonshëm, dua të ketë qartësi se kush është titullar dhe kush është i dyti.

Duke pasur parasysh mënyrën se si luajti Svilar, është e drejtë t’i jepet hapësirë, ne kemi besim dhe do të jetë i grumbulluar edhe nëse ai do të ulte performancën e tij.

Lukaku? Ndryshimi taktik, nuk më pëlqeu si po luante, ai ka luajtur një mijë ndeshje këtë vit, ne kemi nevojë për të. Nuk është dështim, duhet të mbaj ata që luajnë më mirë në fushë”, tha De Rossi.

Roma triumfon ndaj Frosinones në transfertë, por De Rossi