Dueli i Championsit me Atleticon, Thuram: Ndeshja e parë është më e rëndësishme

Interi do të presë Atletikon e Madridit në një supersfidë të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi zikaltër, Marcus Thuram, u shpreh në konferencën për shtyp se kjo është një sfidë e rëndësishme dhe gjithashtu foli për raportet me lojtarët e tjerë të skuadrës zikaltër.

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur dhe do të jetë e rëndësishme të pushojmë mirë përpara ndeshjes.

Duhet të hyjmë në fushë si në çdo ndeshje, për ta fituar. Ndeshja e nesërme, si duel i parë, është më e rëndësishme.

Ne fokusohemi te vetja, duhet të jemi shumë seriozë dhe të jemi të përqendruar që në minutën e parë për të luajtur një ndeshje të madhe.

Griezman? Ne të gjithë e njohim Antuanin, e dimë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, por është një problem që mund të zgjidhet si ekip, së bashku.