Humbja me Monzën, mesfushori i Milanit: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë

Fajtor në të dy aksionet e Monzës që sollën golat, megjithatë Jasin Adli nuk i shmanget përgjegjësisë.

Pas sfidës së djeshme francezi foli për mediat duke analizuar rezultatin: “Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por dukshëm mund të kishim bërë më shumë.

Gabuam në momente vendimtare dhe u ndëshkuam menjëherë.

Ishin gabime që mund t’i shmangnim ndaj duhet të nxjerrim mësimet e duhura pa hequr fokusin në ndeshjet e radhës.

Tani është e kotë të mendojmë për këtë sfidë”.