Sezoni i fundit në krye të Milanit, presidenti Skaroni premton merkato yjesh

I pranishëm në stadiumin e Monzës për ndeshjen e djeshme të Milanit, Paolo Skaroni ka dhënë edhe disa deklarata mbi të ardhmen e klubit në lidhje me merkaton.

“Synojmë të shkojmë përsëri në Champions, por disa objektiva ekonomike të këtij sezoni i kemi arritur dhe rezultatet munden vetëm të përmirësohen.

Nëse vazhdojmë kështu do të kemi mundësi për investime të rëndësishme”, tha presidenti i “Djallit”.

Gjithsesi ka gjasë të jetë në muajt e fundit të aventurës së tij milaniste pasi në fund të sezonit ai dhe administratori Furlani do të zëvendësohen.