Ecuria e Barcelonës, penalltitë i japin 8 pikë më shumë katalanasve
Barcelona ia ka dalë të fitojë në Vigo kundër Seltës.
Skuadra e Ksavit i është falur dygolëshit të Robert Levandovskit, i dyti me penallti në minutat shtesë.
Me penalltinë e fituar në “Balaidos”, Barça e ka çuar në katër numrin e penalltive në këtë sezon në La Liga dhe i ka shfrytëzuar maksimalisht.
Katalanasit i kanë transformuar në gol të katër penalltitë në favor të tyre dhe për më shumë katër gola që i kanë dhënë 8 pikë më shumë në renditje.
Ato kanë qenë vendimtare që ekipi katalanas të marrë fitoren.
Në ndeshjen kundër Osasunës më 3 shtator, Barcelonës iu akordua penalltia e parë e sezonit.
Ishte minuta e 85-të dhe rezultati ishte 1-1. Levandovski mori përgjegjësinë dhe shënoi, duke i dhënë tri pikët.
Penalltia e radhës erdhi në nëntor dhe ishte po aq vendimtare sa ajo në “El Sadar”.
Ishte kundër Alavesh që polaku e ktheu në gol.
Dy pikë më shumë siç ndodhi dhe kundër Las Palmasit dhe Selta Vigos së fundmi.
