VIDEO/ Kombinim Rashica-Muçi, Besiktas shënon golin e dytë ndaj Konyaspor
Besiktas ka arritur të realizojë edhe golin e dytë përballë Konyaspor.
Rashica pason te Ernest Muçi me ish-sulmuesin e Tiranës që godet portën, por portieri nuk arrin të presë saktë dhe aty pranë Tosun bën detyrën dhe shtyn topin në rrjetë.
benim için bu golü muci atmıştır.
— no context beşiktaş (@nocontextjk) February 19, 2024
Helal olsun genç yıldızım pic.twitter.com/Jrw4o3z35K
Kujtojmë që Besiktas kaloi në avantazh falë golit të Kilicsoy teksa ishte Milot Rashica ai i cili harkoi në mënyrë perfekte.
Sevgili Beşiktaşlılar, elimizde müthiş bir wonderkid var adı Kent, Semih Kılıçsoy'la takas edelim mi? ????
— Furkan ???? (@BakFurkan) February 19, 2024
Beşiktaş - Konyaspor :)
pic.twitter.com/xxHBGhel2S
Ernest Muçi u konfirmua titullar për Besiktasin nga ana e trajnerit Fernando Santos. Sulmuesi i kombëtares e nisi nga minuta e parë ndeshjen në shtëpi ndaj Konyaspor, aty ku aktivizohet edhe Sokol Cikalleshi me Valon Et’hemin, të cilët po ashtu luajnë si titullar.
Në pjesën e parë, që u mbyll pa gola, Muçi ishte një rrezik konstant për portën e kundërshtarëve teksa në një moment provoi me një goditje të fortë nga distanca, të cilën portierit iu desh ta ndalte në dy kohë.
