Nënkampion Evrope/ Qerimaj: Kam qenë gjithmonë afër medaljeve, kam pasur vazhdimësi

E ftuar në “Ora Sport” nënkampioni i Evropës Erkand Qerimaj u shpreh se duke parë rezultatet e kampionatit botëror isha 2-3 kilogram nga medaljet.

Qerimaj: Unë te prova e parë nuk kisha përqendrim dhe nuk e realizova mirë, por më pas me provën e dytë e realizova. Qysh nga 2002 kam shumë medalje. Më interesantet kamë këto ndërkombëtarët.

Duke parë rezultatet e kampionatit botëror isha 2-3 kilogram nga medaljet. Nuk është se kisha shumë luhatje. Nuk është se ishte një gjë e çuditshme por kanë vazhduar sukseset. Kam qenë gjithmonë afër medaljeve.