FOTO/ Berat Gjimshiti feston 31-vjetorin, Atalanta e uron në shqip dhe me flamurin “kuqezi”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Shkurt 2024, 13:16
Kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti bën sot, 19 shkurt, 31 vjeç.
Klubi i mbrojtësit “kuqezi”, Atalanta ka zgjedhur ta urojë shqiptarin në një mënyrë shumë të veçantë.
Atalanta ka publikuar një foto të Gjimshitit në rrjetet sociale, ndërsa krahas saj e uron kapitenin e “shqiponjave” në gjuhën shqipe.
“Gëzuar ditëlindjen, Berat”-shkruhet në postimin e Atalanta-s, i cili shoqërohet edhe me flamurin shqiptar.

