Napoli fiton me përmbysje ndaj Veronës, afrohet me zonën Champions
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2024, 20:05
Napoli fiton me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Veronës. Pas pjesës së parë që u mbyll me porta të paprekura, miqtë zhbllokuan ndeshjen në minutën e 72’ me Coppola që gjeti rrugën drejt rrjetës me një goditje me shpatull.
Vendasit reaguan shpejt dhe barazuan në minutën e 79’ me golin e Ngonge. Ndërkohë 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Kvaratskhelia shënoi super gol me një goditje të bukur në hyrje të zonës.
Pas javës së 23-të Napoli renditet në vend të shtatë me 35 pikë, teksa Verona në vend të 18-të me 18 pikë.
