VIDEO/ Dinamo fitore bindëse ndaj Erzenit, hyn në garë për ''Final Four''

Dinamo ka siguruar një fitore bindëse që padyshim do të kthejë entuziazmin te blutë, pasi ka mundur me goleadë 4-0 Erzenin në transfertë.

Blutë kanë dominuar ndaj shijakasve sfidën teksa gjetën dy herë rrjetën në pjesën e parë me anë të Hoxhës dhe Kaçorrit.

Shijakasit u munduan të reagonin në pjesën e dytë, por shpërdoruan disa mundësi të mira para portës kundërshtare.

Megjithatë, kur ata ishin hedhur të tërë drejt sulmit, erdhi goli i Zabërgjës që mbylli çdo shpresë për përmbysje, ndërsa në fund ishte Bardhi i cili vuri vulën fitores 4-0 që largon Dinamon nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe e shtyn më afër asaj të “Final Four”.

Golat:

https://streamin.one/v/b41e7253

https://streamin.one/v/05ec2961

https://streamin.one/v/aaa66fce

https://streamin.one/v/80575af8