Broja mbetet temë dite te Chelsea edhe pas huazimit te Fulham, Pochetino: Uroj që ta shfrytëzojë këtë mundësi

Armando Broja i dha lamtumirën Chelsea në ditën e fundit të merkatos së janarit.

Klubi londinez e huazoi atë të Fulham dhe tashmë sulmuesi shqiptar do të mbyllë në skuadrën e re këtë sezon.

Por emri i tij vazhdon të diskutohet te Chelsea dhe kështu ka qenë edhe sot, kur në konferencën për shtyp të Mauricio Pochetinos para ndeshjes ndaj Wolves, ai u pyet pikërisht se pse ishte lënë të largohej sulmuesi shqiptar.

“Mendoj se është një gjë shumë e mirë për të, që të ketë mundësinë që ndoshta të luajë më shumë.

Mendoj se është një lëvizje e mirë për të. Unë uroj që ta shfrytëzojë këtë mundësi që të luajë më shumë”, tha Pochetino sot para gazetarëve, duke lënë të kuptohet se te Fulham ai kishte mundësi më të mëdha aktivizimi se te Chelsea në vijimin e këtij sezoni.