Debutim i pafat për Brojën, trajneri i Fulhamit konfirmon dëmtimin e sulmuesit shqiptar

Debutim i pafat për Armando Brojën me fanellën e Fulhamit, në duelin e ditës së sotme ndaj Bërnlit që përfundoi me shifrat 2-2. 

Ylli i Kombëtares, u hodh në fushën e lojës në minutën e 74-t, ndërkohë në deklaratën e dhënë pas ndeshjes, trajneri i Fulham, Marko Silva, zbuloi se Broja, mori një goditje në kavilje, por gjithsesi shqiptari vendosi të vazhdonte ndeshjen deri në fund.  

Ndër të tjera Silva u shpreh se është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit të Brojës.

Ky do të ishte vërtet një lajm shumë i keq, në qoftë se yllit shqiptar do t’i duhet të pushojë sërish për shkak të dëmtimit.  

“Është ende shpejt për të njohur shkallën e dëmtimit. Do ta kontrollojmë dhe të shohim se si është.

Në atë moment, ai ndjente se mund të vazhdonte në fushë dhe unë e lashë në lojë”, u shpreh trajneri i Fulhamit.