Mbappe drejt Real Madridit, PSG-ja kërkon zëvendësuesin tek Milani

Kilyan Mbappe duket më pranë se kurrë Realit të Madridit dhe duket se tashmë edhe PSG-ja është dorëzuar.

Kështu, në Francë ka filluar të përflitet për zëvendësuesin e yllit francez dhe emri i parë në listë është Rafa Leao.

“ESPN” bën me dije se gjigandi i Francës është gati të bëjë një ofertë bindëse për Milanin që ta lërë të lirë yllin e saj.

Portugezi ka një klauzolë prej 170 milionë eurosh, teksa PSG-ja kërkon të ulet në tavolinën e bisedimeve.