VIDEO/ Gol me “mesazh” për kritikët, VAR i prish festën dhe hap polemika për Uzunin
Myrto Uzuni kërkonte të bëhej protagonist në ndeshjen e sotme të Granadës ndaj Las Palmas në La Liga, por për fat të keq, sulmuesi nuk ia doli që të linte shenjë në rezultatin e sfidës.
Sulmuesi shqiptar e nisi ndeshjen e sotme nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në fillimin e pjesës së dytë në radhët e skuadër së tij, e cila kishte mbetur me 10 lojtarë që në minutën e 21-të të këtij takimi.
Në minutën e 74-t, ai kishte mundësinë e artë të kthehej në heroin e skuadrës, teksa në vijimin e një kundërsulmi të shpejtë çoi sferën në rrjetë për atë që do të kishte qenë goli i avantazhit 2-1.
Por vijërojtësi sinjalizoi për pozicion jashtë loje, që e konfirmoi edhe VAR-i, duke i prishur festimin me “mesazh” të sulmuesit.
Ky i fundit ishte kritikuar pas penalltisë së humbur pak ditë më parë dhe pasi çoi sot topin në rrjete, vuri gishtin në buzë për të heshtur kritikët.
Festë që nuk e çoi deri në fund pasi goli iu anulua, por që bëri sulmuesin objekt diskutimesh në rrjet, pasi tifozët mendonin se e kishte tepruar me këtë lloj festimi, pasi ai mbetej një nga lojtarët më të vlerësuar në skuadër.
Lo que hizo Sergio Ruiz. ❤️????#???????????????????????????????????????????? ???????? | #GranadaLasPalmas#LALIGAHighlights https://t.co/xoPa7X4Z16 pic.twitter.com/NpaWLUWEub
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) February 3, 2024
