Formacioni i mundshëm i derbit të Italisë, ja si pritet të rreshtohen Interi dhe Juventusi në fushë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2024, 12:30
Inter-Juventus përballen këtë të dielë duke nisur nga ora 20:45 në kuadër të javës së 23-të të Serie A.
Derbi i Italisë është një ndeshje shumë e rëndësishme, me të dyja skuadrat që duan të marrin maksimumin, pasi janë fuqishëm në garë për titullin e Serie A.
Ndërsa dhe pak kohë na ndan nga kjo supersfidë, mediet italiane kanë publikuar formacionet e mundshme si pritet të zbresin në fushën e blertë “zikaltërit” dhe “bardhezinjtë”, me të dy trajnerët si Inzaghi ashtu edhe Allegri që me shumë mundësi do të bëjnë këto zgjedhje.
