United shkatërron West Ham, Chelsea pëson tjetër humbje ndaj Wolves

Manchester United mori një fitore të lehtë 3-0 ndaj West Ham në takimin e javës së 23-të të Premier League. Skuadra e “Djajve të Kuq” zhbllokoi takimin në minutën e 23’ me golin e realizuar nga Hojlund.

Në fillimin e pjesës së dytë Garnacho, i dhuroi siguri ekipit të Ten Hag me golin e dytë. Goli i fundit i këtij takimi u realizua po nga Garnacho, që shënoi në minutën e 84’ dhe vulosi ndeshjen. United renditet në vend të gjashtë me 38 pikë, teksa West Ham në vend të shtatë me 36 pikë.

Chelsea bie në shtëpi ndaj Wolves, në takimin që u mbyll me rezultatin 2-4. Vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Palmer që zhbllokoi sfidën në minutën e 19’. Megjithatë Wolves barazuan shpejt, falë golit të realizuar nga Cunha në minutën e 22’.

Pjesa e parë u mbyll me një autogol të Disasi në minutën e 43’, ndërsa në minutën e 63’ Cunha realizoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Wolves fitoi penallti, të cilën e mori përsipër ta ekzekutojë Cunha dhe e bëri më së miri në minutën e 82’. Sfida u vulos 4 minuta më pas kur Silva shënoi golin e dytë për Chelsea-n, por pa mundur të ndikonte në rezultat.