Hamataj: Vetëm 10% e popullatës kanë mundësi të jetojnë në kulla

Avokati, Ermal Hamataj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se vetëm 10% e popullatës kanë mundësi të jetojnë në kulla.

Hamataj: Këtu ka dicka që shkon në raport të zhdrejtë.

Një ndër qëllimet e tjera të kullave janë aktivitetet tregtare.

Nga njëra anë themi që ne këtu kemi ngelur nja 1 milion e 600 mijë banorë dhe nga ana tjetër vazhdojmë e ecim lart.

E di si më duket mua sa herë kaloj tek këto kullat, janë 10 persona që ndërtojnë kulla dhe janë po këto 10 persona që blejnë tek njëri tjetri.

Mund të jenë vetëm 10% që mund të jetojnë ose të marrin zyra me qera në këto kulla.