Dallashi: Shqetësimi kryesor i emigrantëve në Angli, është mospasja e një statusi ligjor

Avokatja, Daniela Dallashi në një intervistë në Ora News foli për emigracionin. Dallashi u shpreh se shqetësimi më i madh i emigrantëve shqiptar në Angli është mospasja e një statusi ligjor.

Dallashi: Shqetësimet janë të shumta por ajo cka unë do vecoja që është një shqetësim që ka një goxha impakt është mospasja e një statusi ligjor këtu në Angli.

Nuk është i vogël numri i shqiptarëvë në Angli që mundohen të rregullojnë qëndrimin e tyre.

Mospasja e një statusi këtu në Angli është shumë e vështirë, sepse privohesh nga e drejta për të jetuar këtu.

Në momentin që kapesh rrezikon të kthehesh në vendin tënd.

Së dyti nuk ke të drejtë të punosh.

Nuk ke të drejtë të marrësh një shtëpi me qera.